18.6 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Berisha: Llogaria ime në Facebook më është hakuar nga Qendra ruse e Spiunazhit në Nish

Koordinatori nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha ka njoftuar se llogaria e tij në Facebook është hakuar nga Qendra e spiunazhit rus në Nish të Serbisë.

Përmes një postimit, Berisha ka thënë se kjo ka ndodhur gjatë kohës kur ai ishte duke u përgatitur për të udhëtuar nga Prizreni për në një emision televiziv.

“Kjo nuk do të bënte ndonjë lajmë sikurse mos të përputheshin të dhënat tjera për të cilat ka një kohë të gjatë që shkruaj “se dikush me mision dhe i paguar, e disa pa vetëdije po i shërbejnë propagandës serbo- ruse me qendrën e spiunazhit rus në Nish të Serbisë”!”, ka shkruar Berisha.

Berishës i ishte hakuar llogaria në Facebook, pak orë pasi ai u emërua në pozitën e Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Besoj se e dini që dje para orës 21 dikush ka hakuar fb tim, mirëpo ajo që dëshiroj ta ndaj me ju, janë disa të dhëna interesante për këtë rast!

Sot pasdite duke e ndërruar paswordin e fb, një e dhënë interesante, fb im para 17 orëve është hapur në Nish të Serbisë (foto 1) kohën kur unë kamë qenë duke u përgatitur për me udhëtuar nga

Prizreni për në një emision televiziv! Kjo nuk do të bënte ndonjë lajmë sikurse mos të përputheshin të dhënat tjera për të cilat ka një kohë të gjatë që shkruaj “se dikush me mision dhe i paguar, e disa pa vetëdije po i shërbejnë propagandës serbo- ruse me qendrën e spiunazhit rus në Nish të Serbisë”!

Për kureshtjen tuaj po i bashkoj edhe disa foto të cilat tregojnë se shkrimin që e kanë bërë ata që e kanë hakuar fb tim, kush e ka shpërnda në mesin e qindra “share”… dhe pastaj vlerësoni vetë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img