19.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Berisha komunikon nga dritarja, Balla: E papranueshme, do trajtohet si gjithë tjerët

Komunikimin e Sali Berishës nga dritarja me mbështetësit e tij, teksa ndodhet në masën e arrestit shtëpiak, Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka cilësuar të pa pranueshëm.

Gjatë një konference për shtyp i pyetur nëse ish-kryeministri është kontrolluar nga autoritetet policore për zbatimin e masës së sigurisë, Balla siguroi se Sali Berisha do të trajtohet njësoj si gjithë të tjerët para ligjit, për një aferë që e cilësoi rast tipik korrupsioni.

Berishës, asokohe kryeministër i vendit, Balla i rikujtoi edhe një tjetër çështje, 21 janarin.

Duke e cilësuar si një krim shtetëror, ai deklaroi se predha që vrau Aleks Nikën, vrasje e cila ka mbetur ende pa autor, do të dërgohet për ekspertizë në Itali.

Teksa bëri një bilanc të vitit 2023, Balla tha se në 2024-ën, prioritet i Policisë së Shtetit do jetë parandalimi i ngjarjeve kriminale. /euronews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img