14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Begaj dekreton ndryshimet në qeveri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me propozim të kryeministrit, Edi Rama, urdhëroi këtë të premte shkarkimin e Elva Margariti nga detyra e ministres së Kulturës, si dhe shkarkimin Ervin Metes nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Gjithashtu Begaj emëroi Ervin Meten në detyrën e Ministrit të Financave si edhe Blendi Gonxhen si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, raporton euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Vendimi për krijimin e një ministrie të re, e cila do të përfshijë ekonominë, kulturën dhe inovacionin në një dikaster të vetëm, u bë publik të hënën nga kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë i cilësoi ndryshimet si nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, duke krijuar një ministri të re e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave, Ekonomisë dhe të Kulturës.

Rama theksoi se në krye të kësaj ministrie do të vendoset ish-drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, për shkak dhe të performancës të mëparshme të treguar si menaxher.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img