13.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Bashkimi triumfon në derbin e qytetit

Bashkimi ka triumfuar në derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 82:68 (25:19, 18:14, 20:17, 19:18).

Sfida u zhvillua në kuadër të xhiros së katërt të Prince Caffe Superligës.

Bashkimi e nisi ndeshjen për mrekulli, me një seri të jashtëzakonshme 13:2 dhe ishte në epërsi në çerekun e parë, duke e fituar 25:19. Portokallezinjtë në periudhën e dytë ngritën epërsinë në 42:26, që ishte më e larta në pjesën e parë, sidoqoftë, basketbollistët e Proton Cable Prizrenit ngushtuan paksa epërsinë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 43:33.

Në periodën e tretë, u zhvillua lojë kryesisht e barabartë, me Bashkimin që synonte të shkëputej dhe Proton Cable Prizrenin që nuk e lejonte një gjë të tillë dhe shifrat pas 30 minutash ishin 63:50. Në dhjetë minutat e fundit Bashkimi ruajti epërsinë dhe triumfoi 82:68.

Te Bashkimi u dalluan Grant Lozoya me 21 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime dhe Erik Copes me 25 pikë e 22 kërcime, kurse te Proton Cable Prizreni u dalluan Urim Zenelaj me 12 pikë e 13 kërcime, Ivan Koljeviq me 13 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime dhe Isaiah Kelly me 16 pikë e nëntë kërcime.

Bashkimi ka tri fitore e një humbje, kurse Proton Cable Prizreni ka një fitore e tri humbje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img