8.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Argjentina kundërshton dërgimin e trupave të FSK-së në Ishujt Falkland

Argjentina ka reaguar ndaj Britanisë së Madhe dhe Kosovës për kontigjentin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ishujt Falkland, territore këto të cilat janë të kontestuar mes Londrës dhe Buenos Aires.

Ministria e Jashtme argjentinase ka shkruar se “në qoftë se materializohet ky vendim, kjo do të përbënte një demonstrim të pajustifikuar të forcës dhe devijim të qëllimshëm nga thirrjet e një numër rezolutash të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që nxisin Argjentinën dhe Britaninë e Madhe të vazhdojnë negociatat”.

“Qeveria e Argjentinës fuqishëm refuzon qëllimin për të dërguar trupa të reja ushtarake në ishujt e Malvinas, territor argjentinas që në mënyrë të paligjshme është okupuar nga Mbretëria e Bashkuar”, thuhet në reagimin e tyre.

Mes tjerash, Argjentina thirret edhe në mosnjohjen e Kosovës. “Republika e Argjentinës nuk e njeh pavarësinë e shpallur njëanshëm nga Parlamenti i Kosovës më 17 shkurt 2008, pasi që qëndron në vlefshmërinë e Rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 1999, për të cilën ka votuar në favor si anëtare jo e përhershme e organit në fjalë”, raportoi media argjentinase “Los Andes”, transmeton Reporteri.net.

Kuvendi i Kosovës  miratoi vendimin për dërgimin e një kontigjenti ushtarak në ishujt Falkland pas një marrëveshje të nënshkruar me Britaninë e Madhe.

Atje do të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mund të zgjasë deri në tre vjet, me mundësi vazhdimi. FSK në këtë mision do të jetë nën komandën e Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe. Misionin financiarisht do ta mbulojë Kosova me buxhetin e saj.

Kosova dhe Britania e Madhe më 30 shtator kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët për bashkë-zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë britanike në misionet ku angazhohet Britania e Madhe

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img