13.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Anëtarët e Kongresit amerikan i shkruajnë letër presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti

Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Maggie Hassan dhe kongresistët Annie Kuster dhe Chris Pappas i kanë dërguar letër presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti si shenjë falenderimi për strehimin e afganëve në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Presidentja Osmani i ka falenderuar senatorët dhe kongresistët për vlerësimin, duke shkruar se Kosova dhe SHBA-ja ndajnë vlera dhe qëllime të përbashkëta.

“Faleminderit Senatorëve, Shaheen e Hassan dhe kongresmenëve Kuster dhe Pappas për letrën dhe vlerësimin. Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të lidhura me vlera të përbashkëta dhe qëllime të përbashkëta. ShBA-ja mund të llogarisë në përkrahjen tonë në të ardhmen”, ka shkruar Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img