23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

​Ambasadori gjerman: Drafti më i mirë i Asociacionit mund të përgatitet nga Kosova

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi se është obligim i Kosovës që të hartojë draftin e Asociacionit.

Versioni më i mirë, siç tha ai, mund të përgatitet nga Kosova dhe në kohë sa më të shpejtë.

Për këtë ai u deklarua pas takimit me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, ku theksoi se ky është obligim që të shihet se cilat janë idetë për këtë proces.

“Kjo është një përgjigje e lehtë, mendoj se drafti më i mirë mund të përgatitet nga Kosova për Kosovën, dhe vizioni nuk është draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova, shumë shpejt, për të parë se çfarë idesh konkrete kanë për Asociacionin, dhe ky mendoj se është obligim i Kosovës, që ta çojë procesin përpara”, deklaroi diplomati gjerman.

Ndërsa i pyetur në lidhje me operatorin VisaMetric, e cila obligon qytetarët për të paguar 30 euro për kthimin e pasaportës, Rohde refuzoi të komentojë këtë duke thënë se ky rast është në procedurë.

“Ju duhet të flisni me VisaMetric, sepse me sa di unë, ky është një rast në procedurë dhe unë nuk dua të komentoj për këtë”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img