15.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Delawie flet për zhdukjen e dy policëve në Lepenc

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rastin e aksidentit ku si pasojë u zhdukën dy policët kosovarë në rrugën Hani Elez – Kaçanik, në lumin Lepenc.

Delawie përmes një postimi në Twitter ka thënë se përkrahin përpjekjet e të gjitha institucioneve të përfshira në aksionin e kërkim-shpëtimit për dy policët.

“Në emër të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, do të doja të shprehja brengën dhe keqardhjen ndaj Policisë së Kosovës dhe familjeve të prekura, derisa kërkimi vazhdon për policët e humbur pas aksidentit me veturë. Ne përkrahim PK-në dhe FSK-në në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të gjetur pjesëtarët e PK-së”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Ndryshe, në mbrëmjen e së shtunës  pas një aksidenti të pësuar në rrugën Hani i Elezit – Kaçanik, dy policë, Malsor Dashi edhe Armend Trena kanë humbur pasi kanë rënë në lumin Lepenc. Vlen të theksojmë se kërkimet për ta po vazhdojnë ende.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img