12.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 29-të, vëmendja në Klinë

Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 29-të.

Padyshim që ndeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë ku Dukagjini pret Llapin.

Klinasit nuk janë ende të qetë në tabelë, pasi kanë vetëm gjashtë pikë më shumë se Feronikeli ’74 që e mbanë pozitën e tetë, pozitë që dërgon në barazh.

Klinasit kërkojnë tre pikët për tu shkëputur në tabelë nga Feronikeli ’74 dhe Gjilani, derisa për fitore udhëton edhe Llapi.

Pas triumfit të Dritës dhe Ballkanit të shtunën në mesditë, Llapi kërkon me çdo kusht fitore për të mbetur në hap me dy skuadrat për titullin kampion.

Dueli tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet në Lipjan, ku Fushë Kosova tanimë thuajse e rënë nga elita e futbollit kosovar pret Malishevën.

Mysafirët janë favorit në këtë sfidë dhe kërkojnë tre pikët për tu afruar sa më shumë me pikë me tre skuadrat e para.

Të dyja sfidat e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar fillojnë nga ora 15:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img