15.7 C
Pristina
Friday, October 4, 2024

Buy now

spot_img

Albert Bunjaki i pret edhe 15 ditë Xhakën, Shaqirin, Januzajn dhe të tjerët

Trajneri i përfaqësueses kosovare në futboll, Alber Bunjaki, ka bërë të ditur se futbollistët me origjinë nga Kosova të cilët më parë kanë luajtur për kombëtare të tjera, kanë edhe 15 ditë afat për të zgjedhur Kosovën si përfaqësuesen e tyre të ardhshme.
Bunjaki, në një intervistë me gazetën “Kosova Sot” ka thënë se pas listës që Kosova do ta shfaqë për ndeshjet e muajit shtator, asnjë futbollistë që kosovarë që luan me përfaqësueset e tjera nuk mund të zgjedhë Kosovën.
“Ai lojtar që do t’i bashkohet Kosovës e që më parë ka luajtur për kombëtaret e tjera, ka afat vetëm gjatë këtyre ditëve të mbetura të gushtit të vendosë. Pas publikimit të listës për ndeshjet e shtatorit, asnjë lojtar kosovar që është pjesë e kombëtarëve të tjera nuk ka të drejtë t’i bashkohet Kosovës”, ka thënë Bunjaki.

Ai tregoi se është duke pritur edhe përgjigje nga FIFA për disa futbollistë të cilët duan të ndërrojnë përfaqësuesen, mirëpo verdiktin final do ta japë instanca më e lartë e futbollit në botë.
“Ne jemi në pritje, jemi në kontakt të vazhdueshëm me lojtarët, e dimë disponimin dhe vullnetin e tyre dhe mbetet të shohim vetëm përgjigjet nga FIFA që do të na japë. Nuk them se është zgjedhje e lehtë për askënd, por të gjithë duhet ta dinë se i kemi borxh dhe duhet ta ndihmojmë vendin tonë”, ka thënë trajneri i Kosovës.
Kosova do të ndeshet me Finlandën në muajin shtator, në ndeshjen e parë të saj zyrtare në kualifikimet e botërorit ‘Rusi 2018’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img