8.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku për ambasadorin Berishaj: Ligji për shokë të pushtetit, vazhdon të mos vlejë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ciklin e takimeve me qytetarë të komunave të Kosovës, kësaj radhe në Malishevë.

Duke folur për situatën në vend, ai theksoi skandalin me ambasadorin Martin Berishaj të cilin është duke e mbrojtur pushteti.  “A është ligji i njëjtë si për të gjithë qytetarët tanë, i njëjtë për familjarë, miq e bashkëpunëtorë?” pyeti Abdixhiku.

Ai shtoi se Berishaj nuk ka deklaruar pasurinë por e ka fshehur, që është kërkesë ligjore. “Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj përveçse nuk e deklaroi pronësinë e tij mbi tri kompani private, në deklarimin e obligueshëm të pasurisë së tij, ai ka shkuar përtej edhe ka fshehur pasurinë e tij.”

Abidixhiku tha se në bazë të raportimeve janë tërhequr në kesh 1.4 milionë euro kesh. Këto mjete janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. “Sipas raportimeve tashmë të bëra publike, janë tërhequr nga ai në mes të Prishtinës, 1.4 milionë euro para të gatshme kesh. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd.” Ai shtoi se ka ballina me lajme skandaloze në rajon për të njëjtin rast por heshtje totale e kryeministrit.

Po ashtu Abdixhiku ka theksuar faktin që ky nuk është ndryshimi që Kosova ka pasur nevojë; kjo nuk është Kosova që gjenerata të tëra kanë sakrifikuar për të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img