1.9 C
Pristina
Friday, December 13, 2024

Buy now

spot_img

173 persona u akuzuan për korrupsion vetëm për 6 muaj

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet sfida më e madhe për institucionet e Kosovës. Një shtet pa korrupsion po e kërkojnë edhe miqtë ndërkombëtar, përfshirë edhe zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, i cili kërkoi luftë të pakompromis ndaj kësaj dukurie.
Ndërsa indeksi i perceptimit të korrupsionit nga raportet kredibile ndërkombëtare vazhdon të mbetet negativ, duke e cilësuar Kosovën si vendin me shkallën më të lartë të korrupsionit në Evropë.
Prokuroria e Shtetit, që është edhe organ përgjegjës në ndjekjen e personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale, ka bërë të ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, ky institucion ka ngritur aktakuzë ndaj 173 personave të cilët dyshohen të kenë kryer vepra penale të cilat ndërlidhen me korrupsion. “Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016, për veprat penale të korrupsionit janë ngritur aktakuza për gjithsej 173 persona”, ka thënë për “Zërin”, Hekrem Luftiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit.
Ndërsa, një numër i madh i lëndëve të pazgjidhura të korrupsionit vazhdon të presë në sirtarët e Gjykatave Themelore. Aktualisht në të gjitha gjykatat janë 407 lëndë të natyrës korruptive, të cilat janë të trashëguara nga vitet paraprake e që të njëjtat presin për t’u shqyrtuar në instancat gjyqësore në të cilat ndodhen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img