14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa sulmon opozitën: Turpërohuni – Ukraina dhe Gjeorgjia i fituan vizat

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Evropian për të mundësuar lëvizje pa viza brenda zonës Shengen për qytetarët e Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Në një status në Facebook, kryeministri ka akuzuar rëndë opozitën, duke u thënë se ata duhet të turpërohen pas i kanë lënë qytetarët e Kosovës të izoluar.

“Sot është dita kur duhet të turpërohen të gjithë ata që duke shpikur dhe duke u bërë avokat të një kauze të rrejshme penguan liberalizimin e vizave për Kosovën, derisa Ukraina dhe Gjeorgjia fituan për qytetarët e tyre”, ka shkruar kryeministri Mustafa në Facebook.
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme  Bashkimi Europian ka bërë me dije se shumë shpejt do t’i lejojnë ukrainasit dhe gjeorgjianët që të udhëtojnë pa viza në Zonë Schengen, pas arritjes së një marrëveshjeje mbrëmë pasmesnate, e cila i ka dhënë fund një mosmarrëveshjeje të brendshme të BE-së, që deri tani i ka bllokuar masat e premtuara.
Gjatë bisedimeve mbrëmë vonë, ku u përfshinë shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamentin Evropian, u arrit një kompromis për një mekanizëm që mund të përdorët për të suspenduar regjimin e udhëtimit pa viza në raste emergjente.
Ky mekanizëm është kusht paraprak për heqjen e vizave për këto dy vende.
Parlamenti Evropian do të votojë për këtë çështje javën e ardhshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img