13.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

1 muaj paraburgim për Sali Shkuliqin, personit që iu gjenden mbi 1 mijë kilogramë mish të prishur në Pejë

Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit
Sali Shkuliqi.

Me datë 16.01.2019, në kohë të pacaktuar, në fshatin Trestenik, Komuna Pejë, së bashku me të pandehurin R e kanë blerë lopën e sëmurë nga i pandehuri M.B në shumë prej katërqind euro, me qëllim që ta vejnë në qarkullim mishin duke e ditur se është i sëmurë.

Pas marrjes së informacionit policia shkon në bastisje në shtëpinë e të pandehurit dhe njoftojnë Inspektorët Komunal të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ku me atë rast konstatojnë se në shtëpinë e tij gjenden 1,089 kg mishra të përziera të cilat kanë qenë të destinuara për konsumim publik

Me këto veprime i pandehuri Sali Shkuliqi dyshohet se si bashkëkryeska kryer veprën penale prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img