18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtari policor përfshihet në ‘posedim dhe shitje të kokainës’, arrestohet bashkë me bashkëpunëtorin e tij

Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se hetuesit e IPK-së, gjatë ditës së djeshme në Gjilan, kanë arrestuar një punonjës të policisë (staf civil) dhe një qytetar  me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Hetimi për këtë rast kishte filluar ditë më herët pas pranimit të disa informacioneve përmes rrugëve operative – hetimore me dyshimin së në këtë rast ishte i përfshirë edhe një punonjës i policisë respektivisht një zyrtar i stafit civil i punësuar në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Hetuesit e IPK-së në këtë rast kanë aplikuar metoda dhe teknika të hetimit  në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur 0.6 gram substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë dhe një sasi e konsiderueshme e pakove të cigareve me të cilat dyshohet se është bërë pagesa e substancës së dyshuar narkotike”, thuhet në njoftim.

Pas këtyre veprimeve hetimore të dyshuarit janë  arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img