13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtari paralel i Zveçanit pretendon se ka një marrëveshje mes Lista Srpska dhe KFOR’it

Një zyrtar paralel i komunës së Zveçanit, Dragan Nedeljkoviq, ka pretenduar se ka një marrëveshje mes Listës Srpska dhe KFOR-it për t’i liruar katër serbët e arrestuar dje për shkak të dhunës që ushtruan gjatë protestës.

Po ashtu, ai pretendoi se deri në orën 15:00 pritet tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesa e komunës.

Dragan Nedeljkoviq, anëtar i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Zveçanit, ka thënë sot se janë arrestuar katër persona. Ai thekson se mbrëmë ka pasur negociata ndërmjet përfaqësuesve të Listës Serbe dhe komandantit të KFOR-it, i cili, sipas Nedeljkoviqit, ka shkuar sërish në Zveçan dhe se “u ka konfirmuar se këta persona do të lirohen”.

“Rreth orës 21:30 erdhi komandanti i KFOR-it dhe na tha mbrëmë se këta katër që u morën dje në paraburgim do të lirohen, por se po presin që të mbërrijnë letrat nga Prishtina”, ka thënë Nedeljkoviq për mediat para objekti i komunës në Zveçan sot.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img