18.1 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtarët e shtetit luajnë Ludo gjatë orarit të punës

Zyrtarët e Inspektoratit të Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë duket se nuk po kanë edhe fort punë pas rënies së Qeverisë Haradinaj. Atyre po iu del kohë që gjatë orarit të punës të luajnë edhe “Ludo King”, shkruan Gazeta Express.

Në një video që ka siguruar Gazeta Express shihet zyrtarët e shtetit duke luajtur Ludo brenda hapësirave të zyrës brenda MTI’së.

Sipas lexuesve zyrtarët në video janë kryeinspektori Lulzim Syla, zyrtar i lartë në ispektorat, Sahit Sfirca dhe menaxheri i prokurimit, Behxhet Asllanaj.

Video është bërë ditën e djeshme dhe ata pretendojnë se kjo gjendje po vazhdon që nga koha kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img