25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Zuckerberg “heq dorë” nga ndeshja me Musk

Me siguri keni dëgjuar për rivalitetin e hapur mes dy miliarderëve Mark Zuckeberg dhe Elon Musk. Madje sa u tha se mund të ndeshen dhe fizikisht si sportistë të MMA në një ndeshje “titanësh”.

Colosseu në Itali është vënë në dispozicion të tyre për ta bërë ndeshjen sa më spektakolare.

Por së fundmi, Zuckerberg ka lajmëruar se po heq dorë nga plani për një ndeshje në një ring-kafaz me Elon Musk, me pretendimin se ai “nuk është serioz”

“Unë sugjerova një takim të vërtetë. Dana White (drejtori ekzekuti i The Ultimate Fighting Championship) u ofrua ta bënte ndeshjen një konkurs të ligjshëm për bamirësi.

Elon nuk do të konfirmojë një datë, më pas thotë se ka nevojë për operacion dhe tani më kërkon të bëjë një stërvitje në oborrin e shtëpisë time,” tha Zuckerberg.

“Nëse ndonjëherë Elon e merr seriozisht një datë të vërtetë dhe një ngjarje zyrtare, ai e di se si të kontaktojë me mua. Përndryshe, koha për të ecur përpara. Unë do të përqendrohem te garat me njerëz që e marrin seriozisht këtë sport,” përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img