11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Zubik Potok: U bë shtetas kosovar me dokumente false, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Zubin Potok, nën dyshimin se është paraqitur rrejshëm si shtetas kosovar.

Ai këtë e kishte bërë përmes dokumenteve të falsifikuara, ku edhe ishte pajisur me letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shofer.

Arrestimi i tij u krye pasi i dyshuari u paraqit për t’i vazhduar afatin këtyre dokumenteve.

“I njëjti me date 07.06.2013 në ZGJC Mitrovicë veri përmes dokumenteve të falsifikuara është regjistruar me të dhëna të rreme ku me pastaj edhe pajiset me dokumente personale të RKS-së si letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shofer. Me datë 05.01.2024 i dyshuari NN paraqitet  për aplikim në QPD Zubin Potok për t’i vazhduar afatet kohore të  dokumenteve  personale të RKS-së”.

“Në bashkëpunim me Inspektoratin pranë ARC-së dhe verifikimin e dokumenteve që i dyshuari NN i ka paraqitur me rastin e aplikimit, është ardhur deri të një dyshim i bazuar se kemi të bëjmë një person NN i cili ka marre identitet të rreme si shtetas i RKS-së. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orë”, njoftoi policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img