23.9 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Zjarri në Shtëpinë e të Moshuarve, Komuna e Prishtinës njofton se të moshuarit do të zhvendosen në hotel

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar shtepinë e pleqve në Prishtinë pasi e njëjta ndërtesë u përfshi nga zjarri.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se pas konsultimeve me ekipin e emergjencës është marrë vendimi që të moshuarit të zhvendosen në hotel përkohësisht.

“Pas incidentit të zjarrit i cili ndodhi në Shtëpinë e të Moshuarve, ku nuk pati të lënduar, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me nënkryetaren Jehona Lushaku dhe ekipën përkatëse të drejtorëve vizituan vendin e ngjarjes dhe pas konsultimeve me ekipën e urgjencës mjekësore, zjarrfikësve dhe ekipës për siguri dhe emergjenca u mor vendim që të moshuarit për çështje sigurie, derisa të bëhet pastrimi i objektit, të zhvendosen në hotel. Sa i përket shkaqeve të incidentit të zjarrit, njësitë relevante policore janë duke u marr me rastin”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img