14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Zjarr në qendrën tregtare në Lushnje, kaos për të nxjerrë njerëzit e bllokuar

Një qendër tregtare në Lushnje, është përfshirë nga zjarri. Zjarri u hap në katin e tretë të qendrës.

Dhjetëra njerëz janë nxjerrë me urgjencë dhe është evakuuar ndërtesa, përcjell klankosova.tv.

Lapsi.al mëson se njerëz të bllokuar po nxirren nga godina me skela ndërtimi.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga zjarri deri më tani.

Ambulancat dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Motivet e këtij zjarri ende nuk janë zbuluar, ndërsa policia ka gjendet në vendin e ngjarjes.


Detaje nga policia e Shqipërisë:
Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare. Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve. Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img