18 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Zhegrova vazhdon rikuperimin, konfirmohet mungesa e tij për sfidën e nesërme të Lille

Jorge Maciel ka konfirmuar se Edon Zhegrova nuk do të mund të paraqitet për Lille në ndeshjen e së shtunës, kundër Marseilles.

Më 6 maj, reprezentuesi i Kosovës kishte pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen ndaj Reims, teksa kishte humbur pastaj edhe ndeshjen ndaj Monacos.

Maciel, ndihmëstrajneri i Paulo Fonseca, u paraqit sot në konferencën për media, ku mes tjerash konfirmoi edhe mungesën e Zhegrovës.

Për këtë ndeshje te Lille do të mungojnë edhe Jose Fonte e Alexsandro Ribeiro, për shkak të suspendimeve me kartonë.

“Les Dogues” janë duke luftuar për një vend që i siguron pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin tjetër.

Momentalisht, Lille është në pozitën e pestë në tabelën e Ligue 1, pozitë e cila ia mundëson pjesëmarrjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img