17.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Zhegrova pas dopietës ndaj Lille: Do të mbetet përgjithmonë në memorien time, faleminderit tifozëve

Skuadra franceze e Lille ka mposhtur Lensin në derbin francez të xhiros së 27-të në Ligën e Parë të Francës.

Ndeshja u vendos nga ylli kosovar, Edon Zhegrova, i cili me dy golat e tij ishte protagonisti kryesor i sfidës.

Lille triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Lensit, ku Zhegrova me nga një gol në secilën pjesë i dha epërsinë e dyfishtë skuadrës së tij, përpara se klubi i tij të ndëshkohej me një gol menjëherë pas zëvendësimit të tij.

Zhegrova tha se kjo ndeshje do të mbetet përgjithmonë në memorien e tij, teksa falënderoi tifozët dhe bashkëlojtarët e skuadrës.

“Kjo ndeshje do të mbetet përgjithmonë e gdhendur në memorien time. Faleminderit tifozëve dhe shokëve të mi. Ata ishin të shkëlqyer sot”, deklaroi 24-vjeçari pas ndeshjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img