25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Zgjidhet rektori i ri i Universitetit të Gjilanit

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e mbajtur të enjten, me votim të fshehtë ka zgjedhur Artan Dërmakun rektor të universitetit për mandatin katërvjeçar.

Në këtë mbledhje është bërë intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e rektorit, me ç’rast kandidatët kanë pasur mundësinë të shpalosin vizionin e tyre, objektivat dhe prioritetet, për periudhën 2023-2027 për zhvillimin e Universitetit.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Ilir Gjinolli, e uroi për detyrën Rektorin e ri duke i dëshiruar shëndet dhe suksese.

“Sipas statutit të Universitetit të Gjilanit ‘Kadri Zeka’ dhe rregullores së Këshillit Drejtues të UKZ-së, rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga komisioni profesional, i zgjedhur nga Senati i Universitetit. Rektori është zgjedhur duke marrë shumicën e votave të anëtarëve të përgjithshëm në pajtim me dispozitat e këtij statuti”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, me zgjedhjen e rektorit është përmbyllur gjithë procesi zgjedhor në UKZ. Fillimisht studentët kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre, janë mbajtur zgjedhjet për këshillat e fakulteteve dhe së fundi është konstituuar edhe përbërja e re e senatit, të cilët do të marrin mandatin më 1 tetor 2023.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img