16.6 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet në veri – KFOR-i dhe Policia monitorojnë gjendjen e sigurisë

KFOR-i dhe me Policia e Kosovës që nga orët e para të mëngjesit kanë monitoruar situatën në veriun e Kosovës përderisa është duke u zhvilluar procesi zgjedhor.

Prej kur ka filluar procesi zgjedhor e deri më tani situata ka qenë e qetë dhe pa incidente.

Vendvotimin në Lagjen e Boshnjakëve e ka vizituar Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime.

Deri në orën 11:00 sipas të dhënave nga KQZ-ja 313 qytetarë kanë votuar në Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

 

Tags: 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img