11.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet në Drenas: LDK nuk është e kënaqur me rezultatet

Selia e LDK-së në Drenas nuk është e kënaqur me rezultatet e tanishme të numërimit të votave në zgjedhjet e  jashtëzakonshme në Drenas.
Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së në Drenas, Rifat Bilalli ka thënë në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë se ata nuk janë të kënaqur.

“LDK ka pritur shumë më shumë, ne duhet të punojmë për ngritje në të ardhmen, nuk jemi të kënaqur”.

“Ne kemi pritur shumë më shumë, nuk jemi të kënaqur por megjithatë do të presim rezultatet përfundimtare. Kemi pritur që të jemi partia e dytë, po megjithatë është një rezultat që akoma po e presim”.

Ai ka thënë se analizat se ku ka çaluar LDK do të bëhen pas përfundimit të këtij procesi derisa në rast se Drenasi shkon në balotazh, Bilalli ka thënë se opsionet se kë do të mbështesin janë të hapura.

“Nuk kemi vendosur, opsionet janë të hapura, për këtë vendos Kryetari bashkë me Kryesinë. Me të gjitha partitë kemi marrëdhënie te mira, qeverisja 17 vjeçare na ka penguar, pengesa më e madhe është me PDK, megjithatë opsionet janë të hapura”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img