17.2 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendësministri i Jashtëm Besnik Hoti priti në takim ‘Atletin e Memories’ Idriz Zogaj

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Besnik Hoti, ka pritur sot në takim Idriz Zogajn, i cili ka përfaqësuar 7 herë Suedinë në Kampionatin Botëror të Kujtesës.

Zëvendësministri Hoti me këtë rast ka thënë se është kënaqësi ta pres në takim njërin nga shqiptarët më të suksesshëm në diasporë, i cili ishte kampion i Suedisë në kujtesë.

Ndërsa Idrizi ka falënderuar zëvendësministrin Hoti për pritjen duke i uruar suksese në punë duke shtuar se asnjë herë nuk do ta harroj vendlindjen e tij, Kosovën. Sot ai është një trajner, i cili jep leksione në fushën e memories.

Mëson të tjerët se si të përmirësojnë kujtesën e tyre dhe beson se me praktikën e duhur dhe me ushtrimet e vazhdueshme të gjithë mund të kenë një super-kujtesë. Ai është një nga ata personazhe që ka marrë pjesë në fjalimet e TEDX, të cilat janë klikuar shumë, pasi të gjithë duan të vjedhin teknikat e tij, se si të mbash mend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img