11.2 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj: S’ka plane për rrëzimin e qeverisë, Abdixhiku kryeministër vetëm me vota

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, mbrëmë ka deklaruar se nuk kanë plane që ta rrëzojnë Qeverinë Kurti prej pushtetit.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk është as e mundur. Ai shtoi se LDK-ja kthehet në pushtet vetëm përmes votave të popullit.

“LDK kthehet në pushtet vetëm me vota. Abdixhiku bëhet kryeministër vetëm me vota, jo ndryshe. Nuk ka mundësi tjetër dhe të tjerat janë vetëm akuza pa bazë” Opozita nuk i ka as votat për ta rrëzuar Qeverinë”, u shpreh ai.

“Tendenca e Vv’së, kryeministrit dhe eksponentëve që të thotë se pranojmë planin franko-gjerman, e pastaj e qet tjetrin të thotë nuk e pranojmë Ascoiacionin e tjetrin që nuk e pranojmë një pikë tjetër është e gabuar. Ne kërkojmë përgjegjësi”.

“Kur kemi folur ne me Escobarin, apo Escobarat që po thotë ai, ky ka qenë duke luftuar pavarësinë, e marrëveshjet e të tjerat. Kur ua kemi thënë ne Escobarëve që do të jemi të pavarur, ky ka qenë në demonstrata. Pavarësinë po e feston përgjysmë. Dikush nuk e njeh himnin, dikush Kushtetutën e dikush simbolet”, shtoi ligjvënësi opozitar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img