12.5 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Zeka rrëfen një ngjarje të padëgjuar me Albulena Haxhiun: Kurrë faleminderit s’më ka thanë

Moderatori Milaim Zeka ka folur për raportet e tij me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz.

Në një intervistë për lajmi.net, Zeka ka deklaruar se është njohur me gjyshin e ministres Haxhiu.

“Gjyshin e Albulenës e kemi pasë njeriun më të afërt, ka qenë legjendë e grupeve ilegale”, ka deklaruar Zeka.

Ai ka treguar edhe një rast kur kishte vizituar gjyshin e Albulena Haxhiut në Cyrih, ndërsa ka deklaruar se ministrja asnjëherë nuk e ka përshëndetur sa ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Kam shku me pare të studentit, prej Stokholmit në Cyrih me taku, ka ardhë me Azem Sylën dhe disa të tjerë. N’jetë t’vet Albulena Haxhiu, një herë në parlament nuk ka thanë ‘faleminderit që ma ke respektu  gjyshin’, ‘faleminderit që ke qenë mik me gjyshin tim’, por edhe e ka quajt kriminel Kadri Veselin”, ka deklaruar Zeka.

Ndër të tjerash, Zeka ka folur edhe për ministren Donika Gërvalla – Schwarz.

“Nuk do të doja të prononcohem për të. Shqiptarët thonë ‘prej Skenderi del beteri’. Xhemajl Abrija ka thënë se njerëzit e mëdhenj nuk është mirë të lënë mbrapa pasardhës. Mbi bazën e kësaj, nuk dua të bëj tjetër koment, sepse më vjen rëndë të flas për vajzën e një njeriu të cilin e kam idhull. E kam udhëheqë protestën e parë në Shtutgart kundër vrasjes së babait të Donika Gërvallës. Ajo vetëm pak të kishte normalitet, vetëm pak me kanë normale, minimumi një herë më kishte thirre me pi kafe sepse ajo e di”, ka deklaruar Zeka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img