21.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i qeverisë për propozimin e Edi Ramës: S’kemi ndërmjetësues të tjerë

Rreth draft-statutit të propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është deklaruar Qeveria e Kosovës. Sipas ekzekutivit, Kosovës i nevojitet mbështetja por jo ndërmjetësuesit.  Qeveria e Kosovës, është deklaruar për herë të parë pasi Shqipëria ua përcjelli një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu në një përgjigje me shkrim për RTK-në ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për ndërmjetësues të tjerë në këtë proces.

“Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj. Çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës, dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiqit që synonte një Republikë Serbe në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për “Botën Serbe”, tha Përparim Kryeziu, zëdhënës në Qeverinë e Kosovës.

“Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia. Ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë, e kuptojnë këtë. Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë”.

Për analistin e çështjeve politike, Dorajet Imeri, dokumenti i dërguar nga Edi Rama për Asociacionin, nuk mund të kualifikohet nëse është i mirë apo i keq, për aq kohë sa nuk dihet përmbajtja.

“Për aq kohë sa ne nuk e dimë përmbajtjen e tij është vështirë që të japim një konstatim mirë apo keq. Ne mund të flasim për legjitimitetin është dashur apo jo dhe cili është realisht pozicioni i Shqipërisë në raportin Kosovë-Serbi. Është një çështje që do dalë komplet në një rrafsh tjetër por për aq kohë sa një dokument i tillë shihet kaq serioz nga akterët e bashkësisë Ndërkombëtare, në veçanti Franca dhe Gjermania unë kam një bindje të plotë që po flasim për diçka që është tepër e koordinuar dhe sigurisht që ajo pavarësisht mund ta ketë firmën e Shqipërisë si propozuese e saj unë kam një bindje të plotë që kjo del projektit shqiptar, për çka në këtë fazë nuk mund të supozoj se çfarë është”, tha analisti politik,Dorajet Imeri.

Për draftin e Asociacionit të propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama pati reagime të shumta në Prishtinë e Tiranë.

Opozita në Shqipëri reagoi ashpër duke shkuar madje deri në atë stad sa ta cilësojë si tekst të shkruar në Beograd. Ndërkohë që mbështetjen më të madhe ky draft e mori në Kosovë nga PDK ku njëri prej deputetëve të saj i cili tha ta ketë parë e vlerësoi si draft të mirë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img