21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë arsyeton shkarkimin e bordit të SHSKUK-së

Qeveria në detyrë ka shkarkuar të premten Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës (SSSKUK).

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Përparim Kryeziu, ka thënë se bordi është shkarkuar pasi nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë dhe se ka bërë shkelje të ligjit dhe rregulloreve.

“Arsyetimi i këtij vendimi është dhënë në vendim të Qeverisë në detyrë të Kosovës i cili arsyetim bazohet mbi faktin se bordi nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e parapara dhe të përcaktuara në statutin  e SHSKUK-së dhe nuk ka arritur objektivat e parapara”.

“Në të njëjtën kohë ka pasur një menaxhim jo të mirë me shpenzimet duke mos i marr parasysh nevojat  e prioritetet e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Poashtu duke u bazuar në të gjeturat e zyrës së Auditorit të Brendshëm dhe poashtu edhe të Auditorit Kombëtar, ne kemi gjetur që ky bord ka bërë shkelje të ligjit për Menaxhimin e Financave Publike si dhe rregulloren mbi Shpenzimet e Parasë Publike”, thotë ai për EO.

Për anëtarin e VV-së Mirsad Shkretën, që u emëruar si pjesë e këtij bordi, Kryeziu tha se nuk ka asnjë koment.

“Nuk kam përgjigje”, tha shkurt ai.

Qeveria ka emëruar Bordin e Ri në përbërje: Dr. Agreta Geca -Gashi, Qendra Klinike Universitare e Kosovës; Dr. Aida Rexhepi, Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës; Dr. Xhevat Jakup, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike; Dr. Diana Dafota, Spitali i Përgjithshëm Gjakovë; Dr. Sadete Hadri, Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor; Dr. Mirsad Shkreta, Ministria e Shëndetësisë dhe një ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.

Kryesues i Bordit Drejtues të SSSKUK është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat njëvjeçar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img