16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohet bomba e tretë në Spanjë brenda dy ditësh

Një pajisje e tretë shpërthyese brenda dy ditësh e fshehur në një paketë u dërgua në bazën e Forcave Ajrore Spanjolle në Torrejon de Ardoz, pranë Madridit, kryeqyteti i Spanjës.

Kujtojmë se dje në atë vend u zbuluan dy letra bomba. Njëri u dërgua në ambasadën e Ukrainës në Madrid, ndërsa tjetri në një kompani që prodhon armë në veri të vendit, njoftoi policia spanjolle. Bomba e parë shpërtheu dhe i shkaktoi lëndime të lehta një zyrtari ukrainas.

Për kujtesë, mbrëmë vonë policia konfirmoi se po heton një lidhje të mundshme midis dy letra bomba dërguar ambasadorit ukrainas në Madrid dhe një kompanie spanjolle armësh që prodhon raketahedhës dhe ia dhuron ato Kievit. Siç raporton Sky News, dy incidentet e para besohet të jenë të lidhura, sepse e njëjta adresë e-mail ishte shkruar në të dy zarfet që përmbanin bomba.

Në incidentin e parë, një punonjës i ambasadës së Ukrainës në Madrid u plagos kur ai hapi një letër drejtuar ambasadorit, duke bërë që Kievi të urdhërojë rritjen e masave të sigurisë në të gjitha ambasadat e tij jashtë vendit.

Disa orë më vonë, një kompani e prodhimit të armëve në Zaragoza, në verilindje të Spanjës, mori një paketë të ngjashme, konfirmoi policia. Pas incidentit të parë, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba urdhëroi të gjitha ambasadat e Ukrainës jashtë vendit që të rrisin “urgjentisht” sigurinë dhe i bëri thirrje Spanjës të nisë një hetim për sulmin, tha një zëdhënës i ministrisë.

Gjykata e Lartë spanjolle ka hapur një hetim për sulmin si një rast i mundshëm terrorizmi, sipas burimeve gjyqësore./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img