11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohet balena më e rëndë në histori, jetoi rreth 40 milionë vjet më parë

Shkencëtarët zbuluan të mërkurën fosilet e një balene të hershme në Peru të quajtur “Perucetus colossus”, që jetoi rreth 38-40 milionë vjet më parë gjatë epokës së Eocenit. Bëhet fjalë për një krijesë 20 metra e gjatë dhe me një masë që mund të arrinte 340 tonë, një masë që do të tejkalonte çdo kafshë tjetër të njohur duke përfshirë balenën e sotme blu dhe dinosaurët më të mëdhenj. Ajo u zbulua nga një grup paleontologësh, të cilët gjetën këtë paraardhës të balenave dhe delfinëve me kocka të mëdha dhe jashtëzakonisht të rënda.

“Karakteristika kryesore e kësaj kafshe është sigurisht pesha ekstreme, e cila sugjeron se evolucioni mund të gjenerojë organizma që kanë karakteristika që shkojnë përtej imagjinatës sonë,” tha paleontologu Giovanni Bianucci nga Universiteti i Pizës në Itali, autori kryesor i hulumtimit të botuar në revistën “Nature”.

Skeleti i pjesshëm i Perucetus u gërmua në një shkretëtirë bregdetare të Perusë jugore, një rajon i pasur me fosile balenash. Ai përbëhen nga trembëdhjetë rruaza, katër brinjë dhe një pjesë e legenit. Kockat voluminoze, ishin jashtëzakonisht të dendura dhe kompakte. Kjo karakteristikë, e quajtur “pachyosteosclerosis”, mungon në grupin që përfshin balenat, delfinët dhe derrat, por është e pranishme në sireniat, një grup tjetër gjitarësh detarë duke përfshirë manatees dhe dugongs

Vetëm masa e saj skeletore u vlerësua midis 5 dhe 8 tonë, sa dyfishi i asaj të balenës blu.

Nuk u gjetën mbetje kafke apo dhëmbësh, duke e bërë më të vështirë interpretimin e dietës dhe stilit të jetesës së tij. Studiuesit dyshojnë se Perucetus jetonte si një kafshë që ushqehej afër fundit të ujërave të cekëta bregdetare.

Zbulimi i Perucetus premton të rishkruajë një kapitull të ri në historinë e balenave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img