9.7 C
Pristina
Monday, April 22, 2024

Buy now

spot_img

Zbardhet plani, ja sa do paguani kur të kaloni në Rrugën e Kombit

Gazeta “Panorama” zbardh tarifat për automjetet, kamionë, autobusë dhe motoçikleta të cilët do të paguajnë një taksë nëse kalojnë në Rrugën e Kombit

Kështu, sipas vendimit për koncesionin e rrugës së kombit, taksa bazë për të kaluar në të do të jetë 4.17 euro pa TVSH.
Gjithashtu, janë vendosur edhe koeficientë sipas llojeve të mjeteve që do të kalojnë.
Kështu, motoçikletat dhe mjetet e tjera që kanë dy ose tre rrota do të paguajnë gjysmën e taksës, pra kanë një koeficient prej 0.50.
Pra nëse një person me motoçikletë kalon në Rrugën e Kombit do të paguajë 2.5 euro me TVSH.
Po kështu koeficienti për automjetet me katër rrota, apo të kategorice B, C dhe D, koeficienti do të jetë 1. Pra taksa do të jetë 5 euro bashkë me TVSH për të kaluar.
Për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F koeficienti është 2.25. Pra taksa për ta do të jetë rreth 11 euro.
Ndërsa koeficienti për autobusët e rëndë dhe kamionët e mesëm, që hyjnë në kategorinë G, koeficienti është 3.25. Taksa për ta do të jetë sipas llogarive rreth 16 euro.
Për kamionët e rëndë të kategorisë H, koeficienti do të jetë 4.5, dhe do të paguajnë plot 23 euro

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img