16.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Zbardhen “prapaskenat” e vizitës së kryeministres italiane në Vlorë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përfunduar qëndrimin e saj në jug të Shqipërisë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Prej 4 ditësh, Meloni, pushoi në rezidencën qeveritare në Vlorë së bashku me familjen e saj.

Kryeministrja ishte e ftuar nga Kryeministri shqiptar Edi Rama. Me të ishin bashkëshorti i saj Andrea Giambruno dhe vajza Ginevra. Në pushimet e shkurtra me ta kanë qenë edhe motra e Kryeministres, Arianna dhe bashkëshorti i saj.

Polemika të mëdha ngjalli “koiçidenca” e vizitës së Melonit në një kohë me atë të ish kryeministrit britanik, Tony Blair. Kjo rastësi e dyshimtë është komentuar shumë nga mediet italiane, duke ngritur pikëpyetjet nëse ka pasur një takim mes saj dhe Bair.

Edhe pse nuk ka asnjë të dhënë, apo ndonjë provë përveçse koeçidençës së tyre, mediat italiane e shohin si strategjike ‘arratisjen’ e lideres italiane nga Puglia për në Vlorë.

“Megjithatë, ka një video të kryeministrit shqiptar i cili e pret atë në mol në portin e Vlorës. Ndërkohë, mediat shqiptare – të njëjtat që raportojnë videon e mbërritjes së Bler – pretendojnë se Meloni në vend të kësaj është duke vizituar Vlorën “me një mjet lundrues privat”. Pastaj, për dy ditë, ende konfidencialitet dhe asnjë komunikim zyrtar. Veç  faktit që kryeministrja jepet ende në bordin e një varke përgjatë bregdetit shqiptar.

Nuk konfirmohet as takimi me Blerin. Ose më mirë: nuk ka asnjë komunikim zyrtar, si për çdo gjë tjetër. Ish-kryeministri britanik prej disa kohësh bashkëpunon me liderin shqiptar. Takimi mund të jete bërë në një nga rezidencat e Ramës. Nga ana e saj, Meloni e përmendi Blerin në vitin 2020 në një intervistë për La Stampa: “Evropa nuk përfundon me dy opsione, të dilni ose të bini në gjunjë. Unë përfaqësoj rrugën e tretë të Blairit, por të krahut të djathtë, jam në Evropë me partitë që ndajnë një model konfederal”, thuhet në një shkrim të prestigjiozes La Repubblica.

Në një tjetër artikull tëstartmag.it janë zbardhur “prapaskena” të vizitës.

“Nxehtë, shumë vapë, duke folur për kërcënimet e së majtës politike e sindikaliste, me një Maurizio Landini të acaruar kundër ligjit të buxhetit edhe pa i shkruar Ministrisë së Ekonomisë, Vjeshta që Gorgia Meloni pret do të jetë vetëm “e rëndësishme”. Kështu e përshkroi ajo, duke i folur me një kafe e të qeshur kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili e priti më 15 gusht si “motër”, për të qëndruar në familjaritetin e “vëllezërve të Italisë” në shtëpi. Dhe ai e inkurajoi atë të kishte besim”, kështu nis artikulli i medies italiane shkruar nga Francis Damato.

Gjithashtu nëpër analizat e vizitës së kryeministres italiane, mbi diskutimet me Ramën, thuhet se një nga interesat e mëdha të saj kanë qenë edhe numri i shtuar i rezidentëve Italianë në jugun e Shqipërisë, të cilët kohët e fundit janë të shumtë në numër. Por ndërsa nuk kemi një reagim zyrtar, i vetmi postim mbi këtë vizitë private ka qenë i Ramës, i cili ka publikuar foto teksa shihen duke përshëndetur me dorë, e ku shkruan “Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë. Faleminderit Giorgia, ishte një nder”.

Para se të largohej, Rama së bashku me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni kanë konsumuar një kafe në një nga lokalet e qendrës historike të qytetit të Vlorës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img