23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Zaev i bindur se 80% e qytetarëve do të votojnë pro ndryshimit të emrit të Maqedonisë

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev e konsideron ditë feste votimin e sotëm në referendum, që sipas tij do t’i hapë rrugën vendit drejt BE-së dhe NATO-s.

Ai u bën thirrje qytetarëve, shqiptarë e maqedonas, që të dalin sa më shumë të votojnë. Zaev shprehet i bindur se 80% e qytetarëve do të votojnë për pro ndryshimit të emrit të Maqedonisë, duke zgjedhur kështu Bashkimin Europian dhe NATO-n.

“Sot është festë e vërtetë. Pres që përmes masivitetit në votime, me pjesëmarrjen e madhe, edhe një herë të konfirmohet uniteti multietnik i qytetarëve tanë dhe uniteti i përgjithshëm politik i qytetarëve pa dallim përkartësinë politik. Unë besoj se një shumicë e madhe e qytetarëve do të jenë PËR pasi më shumë se 80 për qind e qytetarëve janë për NATO-në dhe BE-në.

Unë besoj se kjo shumicë dërrmuese si në çdo demokraci, do të jetë një udhërrëfyes i saktë për ne politikanët dhe për Kuvendin që t’i ndjek dëshirat e qytetarëve dhe në fund“, u shpreh Zaev.

Këtë deklaratë, Kryeministri i Maqedonisë e bëri pas votimit në Strumicë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img