15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Ylli dhe Noizy prapë vinë me një bashkëpunim?

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar.

E kjo jo më kot.

Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me projekte të reja muzikore dhe vetëm pak ditë pas publikimit të këngës së tij më të fundit ‘U kry’, Ylli mund të jetë duke përgatitur për ne një surprizë me Noizy-n edhe pse ka shumë pak kohë nga publikimi i duetit të dyshes.

‘Yalla’ ishte pjesë e albumit ‘Alpha’ të reperit dhe rezultoi një sukses i vërtetë. Mesa duket brenda vitit 2023 do të kemi një tjetër surprizë nga dyshja e këtë duket se na e paralajmëroi Ylli me anë të një Instastory ku shfaqet së bashku me Noizy-n dhe krahas ka shkruar ‘2023’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img