14.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Ylber Ramadani: Kemi në krah tifozët, duam fitore ndaj Polonisë

Pas barazimit 1-1 me Republikën Çeke në Pragë, Kombëtarja shqiptare do të luajë një tjetër sfidë të rëndësishme nesër ndaj Polonisë në stadiumin ‘Air Albania’, duke nisur nga ora 20:45, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo do të kërkojnë tre pikët nesër në Tiranë ndaj skuadrës së drejtuar nga tekniku Fernando Santos.

Ndwrkohw, mesfushori i ekipit kombëtar, Ylber Ramadani u shpreh se ndaj Polonisë, Shqipëria do të kërkojë vetëm fitoren. Ramadani u shpreh se me mbështetjen e tifozëve, skuadra do të luajë për të marrë tre pikët, për të arritur objektivin: finalet e EURO 2024!

Arritjet personale – Unë kam punuar shumë për të arritur synimet e mia dhe do të vazhdoj të punoj. E vetmja mënyrë për të rritur aty ku do, është të punosh dhe unë nuk e kam ndalur punën.

Të zhgënjyer për barazimin në Çeki? – Ne luajmë gjithmonë për fitore, pavarësisht rezultatit. Luajtëm për fitore edhe në Çeki, por nuk ia dolëm. Atmosfera është e mirë dhe do të luajmë për fitore. Jemi profesionistë dhe dimë të luajmë edhe nën presion. E dimë që do të kemi në krah edhe tifozerinë tonë dhe kemi punuar shumë, për të marrë rezultatin që do të na kënaqte të gjithëve, fitoren. Ne e dimë mirë objektivin tonë dhe do të luajë gjithmonë duke bërë presion lart, pasi duam të fitojmë. Edhe ndaj Polonisë do ta nisim në sulm, pasi duam të marrim tre pikët.

A ia del nesër Shqipëria ndaj Polonisë? – Atmosfera në grup është shumë e mirë. E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne jemi përgatitur për të bërë më të mirën, ndaj shpresoj të marrim një rezultat pozitiv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img