23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Xhaferi – kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Abdixhiku: Le të jetë ky një inspirim për secilin shqiptar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen si kryeministër i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar “në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj z. Talat Xhaferin për arritjen historike në zgjedhjen si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut”.

“Le të jetë ky një inspirim për secilin shqiptar tjetër në këtë Republikë, në vazhdimin e kësaj rruge, tashmë të shtruar me plot dinjitet dhe sakrificë. Shqiptarët, si popull autokton, janë jo vetëm faktor stabiliteti në Maqedoni të Veriut, por dhe prijës të denjë në gjithë rrugëtimin euroatlantik për secilën shoqëri. Talat Xhaferi është i tillë!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img