11.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Xavi pas humbjes nga Reali: Ishim ekipi më i mirë dhe e merituam të fitonim, nëse flas për gjyqtarin më sanksionojnë

Real Madridi triumfoi në ‘El Classico’ mbrëmë ndaj Barcelonës, duke iu afruar edhe më shumë titullit kampion të La Ligas.

Madrilenët fituan ndeshjen me rezultat 3-2, me një gol fitues nga Jude Bellingham në kohën shtesë.

Kjo fitore i çoi ‘galaktikët’ në 11+ pikë tani nga përcjellësi i dytë, Barcelona, teksa kanë mbetur edhe 6 xhiro deri në fund.

Pas ndeshjes, tekniku i Barcelonës, Xavi ka reaguar duke thënë se ekipi i tij ishte më i mirë dhe se ata e merituan fitoren, ku ndër të tjerash përsëri dha kritika për arbitrimin.

Xavi: “Ne ishim ekipi më i mirë sonte dhe e merituam të fitonim. E ardhmja me ata talentë të rinj do të jetë e ndritshme për Barçën. Nuk kam nevojë të them asgjë për arbitrin, të gjithë e kanë parë tashmë – nëse flas mund të më sanksionojnë, imazhet janë aty”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img