10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Wanda Nara është afër t’i realizojë Mauro Icardit transferimin te klubi i Ligës Premier

Fulham është në bisedime për të nënshkruar me yllin e Paris Saint-Germain, Mauro Icardi, sipas raportimeve nga Ishulli.

Dhe një marrëveshje për sulmuesin argjentinas mund të realizohet vetëm përmes gruas dhe agjentes së tij – Wanda Nara.

Sulmuesi 30 vjeçar ka edhe një vit të mbetur nga kontrata e tij. Megjithatë, perspektivat e tij në PSG janë të zymta përballë konkurrencës nga Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Neymar.

Icardi është në huazim për një sezon te Galatasaray dhe ka shënuar 14 gola në 19 ndeshje, duke asistuat në shtatë të tjerë, për të ndihmuar gjigantët e Stambollit të kryesojnë ligën.

Raportimet në Angli tani bëjnë të ditur se Fulhami ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Icardin gjatë verës.

Londinezët perëndimor mendohet se janë të gatshëm t’i paguajnë PSG-së rreth 15 milionë euro për sulmuesin.

SunSport raporton se Icardi është afër marrëveshjes për kushtet personale me Fulhamin.

Marrëveshja aktuale e Icardit me PSG e sheh atë të fitojë pothuajse 12 milionë euro në vit – më shumë se dyfishi i fituesve më të lartë të Fulhamit, Bernd Leno dhe Layvin Kurzaëa, të cilët marrin afër pesë milionë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img