13 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

VV, PDK, LDK e Abbott bashkohen në Belfast, para ndeshjes së Kosovës

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci, janë takuar mbrëmë në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast, para ndeshjes që Kosova do e luajë me Irlandën e Veriut.

Lladrovci shpërndau dy fotografi në Facebook, duke treguar se u takuan rastësisht.

“Mbrëmë, foto nga takimi i rastësishëm me tifozët e kombëtares tonë, në një nga pabet më të njohura të Belfastit, me Ambasadorin Abbot, ministrin Çeku, kryetarin Rama dhe njërin nga themeluesit e Unionit të Studentëve, Agim Kryeziun”, ka shkruar Lladrovci.

“Edhe në Belfast ka simpatizantë kombëtarja jonë. Presim fitore!”, përfundoi kryetari i Drenasit.

Kosova zhvillon sot ndeshjen ndeshjen e parafundit në Ligën e Kombeve, ku përballet me Irlandën e Veriut, nga ora 18:00./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img