14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

VV e quan vitin 2022 të humbur për Prishtinën nën qeverisjen e Përparim Ramës

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, deklaroi se viti 2022 ishte vit i humbur për Prishtinën nën qeverisjen e kryetarit, Përparim Rama.

Madje sipas tij, Rama nuk ka përmbushur ende asnjë premtim, teksa shtoi se tani jeta e qytetarëve në Prishtinë është më pak cilësore.

“Viti 2022 ishte vit i humbur për Prishtinën nën qeverisjen e kryetarit, Perparim Rama. Kemi mungesë të investimeve kapitale, kemi shërbime publike në nivel më të ulët se që ka qenë më parë. Përkundër rivalitetit politik që e kemi, nuk do dëshironim një prapakthim të tillë. Mirëpo, ja që rezultoi që Rama dhe ekipa e tij nuk arritën të përmbushin as për së afërmi ato të cilat i kishin premtuar. E në shumë segmente, as që kanë filluar fare t’i përmbushin ato. Në përgjithësi mund të them që jeta e qytetarëve të Prishtinës, një vit pas qeverisjes së Ramës, është më pak kualitative, është më pak cilësore”, deklaroi Sveçla në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Gjithashtu, Sveçla tha se sasia e mbeturinave në kryeqytet është më e madhe se çdo herë më parë.

“Kemi probleme me ndriçimin publik, rrugët janë me gropa. Ndërkohë, kolonat që 1 muaj tashmë, e kanë shndërruar Prishtinën në qytet jofunksional. Rama ka dështuar gjatë vitit të parë të qeverisjes së tij në Prishtinë”, u shpreh Sveçla në Tëvë1.

Sa i përket çështjes së qenve endacakë, Sveçla vlerësoi se kjo problematikë do duhej të trajtohej si urgjencë kombëtare në nivel lokal.

“Është dashur të ndahen më shumë mjete, është dashur të jetë urgjencë kombëtare në nivel lokal çështja e qenve endacakë. Rreziku nga qentë endacakë është shumë i madh. Pra, derisa janë ndarë 12 milionë euro për konsulenca, atëherë shuma e mjeteve për trajtimin e qenve endacakë, do duhej të ishte më e madhe”, tha tutje ai.

Teksa më tej, shtoi se për vitin 2023 janë ndarë diku 200 deri në 300 mijë euro, e të cilat sipas tij, përsëri nuk janë të mjaftueshme për trajtimin e këtij problemi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img