12.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiqi nervoz, pas përplasjes me Thaçin, ja çfarë bëri me presidenten kroate

Në Samtin “Bërdo-Brione” në Shkup, ku po mbahet takimi i gjashtë presidentëve nuk është që ka shkuar si duhet.

Është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të cilin po raportohet se ka qenë paksa problematik, duke u nisur nga fakti se ka pasur një përplase verale me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Siç u raportuar nga mediat bisedat më të nxehta të Vuçiqit ndaj Thaçit kanë qenë në lidhje me marrëveshjet e arritur në Bruksel, ku sipas tij, Kosova nuk ka bërë asgjë për t’i konkretizuar ato.

Hiç më i mirë, Vuçiq, nuk është treguar me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Trajtimi i presidentit serb ndaj presidentes kroate, për shkak të tensioneve aktuale ndërmjet Zagrebit dhe Beogradit, ishte shumë i “ftohtë” dhe tërësisht takim zyrtar, pa fjalë.

Takimi në sallën plenare u mbajt me dyer të mbyllura, e aty ka “shpërthyer” presidenti serb me kritika edhe ndaj Thaçit.

eede1473031_tan2018427-17741100-2_ff

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img