10.5 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq thotë se Gjermania po i bën më së shumti presion për Kosovën

Aleksandar Vuçiq thotë se Gjermania është vendi i Bashkimit Europian që po ushtron më shumë presion ndaj Serbisë për Kosovën.

Në një intervistë për median serbe, Vuçiq deklaroi se ministrja e jashtme e Gjermanisë, përfaqëson për të modelin klasik të presionit të fuqive të mëdha ndaj Serbisë.

“Kam folur disa herë më ministren Gjermane, Annalena Baerbock. Nuk mendoj se ajo është e paedukuar dhe jo e zgjuar, përkundrazi. Por mendoj se ata jetojnë në botën e tyre dhe nuk e shohin realitetin. Ishte Gjermania që shtoi presionin ndaj Islandës për të hyrë në Këshillin e Europës. Presidenti i Islandës tha hapur se nuk donte, por ishte presioni i të tjerëve”, tha Vuçiq.

Presidenti serb pretendoi se Serbia nuk ka bërë asnjë lëshim për Kosovën dhe se gjatë qeverisjes së tij janë hequr disa njohje. Ai akuzoi opozitën serbe se edhe pse ka retorikë më të ashpër për Kosovën, nëse vjen në pushtet do të ndihmojë në njohjen e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img