12 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Serbia nuk ka qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë sa është sot, kur bëhet fjalë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia nuk ka qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë sa është sot kur bëhet fjalë për Kosovën.

Ai bëri të ditur se autoritetet në Prishtinë po planifikojnë që nga sonte në mesnatë të ndalojnë të gjithë ata që kanë letërnjoftime serbe në vendkalimet administrative, shkruajnë mediat serbe.

“Ata morën vendim që t’i imponojnë gjërat që nuk kanë të drejtë t’i imponojnë, në radhë të parë popullit në veri të Kosovës…”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se autoritetet në Beograd dje kanë biseduar me përfaqësuesit e popullit serb në Kosovë.

“Populli serb po i dëgjon gjithnjë e më pak lutjet tona, dhe lutja ime është që ne të përpiqemi të ruajmë paqen me pothuajse çdo kusht”, ka thënë ndër tjerash Vuçiq.

Deklaratat e tij të fundit vijnë një ditë para se vendimi i Kosovës për reciprocitet me Serbinë lidhur me dokumentet, të nis së zbatuari nga pala kosovare.

Që nga e hëna, shtetasve të Serbisë nuk do t’u njihen dokumentet e identifikimit dhe kur të hyjnë në kufi do të pajisen me leje të përkohshme qarkullimi.

Po nga kjo ditë, do të fillojë të rrjedhë afati prej dy muajsh për ndërrimin e targave ilegale në ato RKS.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img