12.2 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq për Asociacionin: Kurti thotë se nuk i përmbahet obligimeve që i ka marrë një qeveri kriminale

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shprehur i sigurt që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai, duke folur për mediat serbe, ka thënë se nuk e ka këtë pritje.

Vuçiq ka thënë se në Kosovë politikanët merren politika ditore, prandaj, sipas tij, është Serbia që duhet bëj vendimet.

Për këtë arsye, ka thënë ai, është gati se i bindur që Kurti nuk do ta themelojë ASK-në në të ardhmen, transmeton Gazeta Expres.

“A do të jetë një muaj, dy apo gjashtë, por dikush do të duhet ta themelojë atë, e më pas topi është te ne për diskutime të tjera”, ka thënë Vuçiq.

Sipas Vuçiqit, Kurti ka thënë se ai nuk mund t’i pranojë obligimet që ka marrë përsipër një qeveri kriminale, duke e pasur fjalën për qeveritë pararendëse në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk kanë arritur pajtim në Bruskel gjatë takimit të djeshëm me Kurtin. /GazetaExpress

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img