17.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Ndalimi i dinarit, kulmi i kampanjës shoveniste të Kurtit

Presidenti serb Aleksander Vuçiq, i cili është përballë Vjosa Osmanit në Këshill të Sigurimit, është ankuar se ndalimi i dinarit, nga Qeveria Kurti, shënon kulmin e kampanjës shoveniste të tij, siç thotë Vuçiq që synon concept mabarë-shqiptarë.

“Ndalimi i dinarit paraqiti kulmimin e kampanjës sistematike po vazhdon.

Kurti foli para juve tha që ju dha serbëve 3 muaj periudhë kalimtare.

Përfundoi seanca, por më askush s’përmendi periudhë 3 muajshe. Menjëherë nisën zbatimin. Prandaj serbët s’mund t’i marrin të gjitha pagesat nga Serbia.

Kjo situatë i prek prej fëmijëve e deri te të moshuarit në nevojë të atyre parave. Kosova ka agjendë shoviniste që synon koncept mbarë-shqiptare.” – ka thënë Vuçiq.

“Ka sulme të vazhdueshme ndaj serbëve…. UNMIK-ut i mungojnë ndërlidhjet e përnjëmendta të ngjarjeve. Prandaj më lejoni t’ju jap detaje.
Seanca e KS OKB-së nuk u paraqit në raport aq e rëndësishme sa ishte, që kishte të bënte me dinarin dhe ndalimin e pagave për serbët.

Kjo ishte rrezikim i paqes ndërkombëtare nga Prishtina. Krijimi i kushteve të pamundshme të jetesës së serbëve dhe përndjekja e tyre.
Në lidhje me këtë duhet t’ua kujtoj që ne aty s’paraqitëm vetëm narrativ, por të dhëna e fakte për sulmet sistematike të Prishtinës ndaj serbëve, siç janë edhe shpronësimet e paligjshme për të ndërtuar baza policore…” ka shtuar Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img