12.5 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Kam marrë vendim që të mos i vëmë sanksione Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se ka marrë vendim që Serbia të mos vendos sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Vuçiq mendon se vendimi për të mos sanksionuar Rusinë ka qenë i saktë në kohën kur është marrë dhe se është i saktë edhe tani.

Teksa foli për kërkesat e Bashkimit Evropian që Serbia të harmonizojë politikën e saj të jashtme si vend kandidat për anëtarësim dhe të vendosë sanksione kundër Rusisë, Vuçiq tha se “Serbia duhet të qëndrojë në rrugën evropiane, por edhe të mbrojë miqtë e saj tradicionalë”, raporton aljazeera, përcjell Reporteri.net.

“Do të ketë vendime të tilla, ju duhet të luftoni dhe të ecni përpara, por gjëja më e rëndësishme është të mbrojmë vendin tonë dhe të ruajmë të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha ai.

Kujtojmë se Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se qëndrimi i Serbisë për çështjen e sanksioneve mbetet i njëjtë dhe se do të ndryshojë, pra, do të vendosen sanksione ndaj Federatës Ruse vetëm nëse qytetarët e saj do pësojnë dëme të pariparueshme, pra nëse ka presione shtesë./Reporteri.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img