20.3 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Gjërat kanë dalë jashtë kontrollit, do të kërkojmë seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se do të kërkojë thirrjen e një seance urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke pasur parasysh se, sipas tij, “jeta e serbëve në Kosovë dhe siguria e tyre është në rrezik.

“Gjërat kanë dalë jashtë kontrollit, populli serb është shtyrë pas murit dhe për këtë arsye unë do të kërkoj një bisedë urgjente me kreun e NATO-s, Jens Stoltenberg, kudo në planetin Tokë, për të zhvilluar bisedimet e fundit dhe për të vënë në dukje situatë, për t’u thënë atyre se çfarë mundemi dhe çfarë nuk mund të bëjmë më”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se pas asaj bisede, për herë të parë për shkak të ngjarjeve në Kosovë, Serbia do të kërkojë thirrjen e një seance urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sepse sipas Vuçiqit, Serbia dëshiron të veprojë në përputhje me Rezolutën 1244, normat ligjore ndërkombëtare, duke pasur parasysh se siç tha ai, jeta e serbëve dhe siguria e tyre janë të kërcënuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img